“Infrastruktura ushtarake u çmontua”, Izraeli: Goditëm vendet e lëshimit të raketave të Hezbollahut në Libanin jugor
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se këtë mëngjes kanë goditur disa vende të lëshimit të raketave të Hezbollahut në Libanin jugor.
Sipas një deklarate zyrtare të IDF-së, gjatë operacionit janë “çmontuar objektet ushtarake të Hezbollahut dhe infrastruktura tjetër” nga të cilat, sipas Izraelit, grupi kishte vepruar së fundmi.
Autoritetet izraelite theksuan se prania e këtyre vendeve të lëshimit të raketave përbën një shkelje të marrëveshjeve ekzistuese midis Izraelit dhe Libanit, duke shtuar se veprimet ushtarake kishin për qëllim eliminimin e kërcënimeve ndaj sigurisë së Izraelit.
Nga ana tjetër, deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Hezbollahu apo autoritetet libaneze lidhur me këto sulme.
© BalkanWeb