Investitorët afatgjatë vijojnë akumulimin e Bitcoin
Këto portofolë nuk kanë një historik shitjesh ndërsa tregojnë hyrje të vazhdueshme dhe nuk kanë lidhje as me bursat, as me gërmuesit e as kontratat inteligjente.
Portofolët optimistë të Bitcoin vijojnë të blejnë asetin dixhital edhe pse humbjet vijojnë të shtohen ndërsa ka një zbehje të dukshme të likuiditetin në këtë sektor.
Mbajtësit e mëdhenj – të cilët njihen edhe si portofolët akumulues – blenë 75 mijë BTC mes datës 1 Dhjetor dhe 10 Dhjetor, deri në 40 mijë BTC në një ditë të vetme zbuloi CryptoQuant.
Këto portofolë nuk kanë një historik shitjesh ndërsa tregojnë hyrje të vazhdueshme dhe nuk kanë lidhje as me bursat, as me gërmuesit e as kontratat inteligjente.
Sipas të dhënave të Glassnode, sektori në tërësi është në të kuqe me afro 350 miliardë dollarë humbje. Vetëm në Bitcoin humbjet e mbajtësve afatshkurtër ishin 85 miliardë dollarë.
Pyetja është nëse shkurtimi i interesave nga banka qendrore dhe injektimi i 40 miliardë dollarëve në bonot e thesarit mund të nisë një trend rritjeje për këtë sektor. Por ekspertët thonë se në një të ardhme afarshkurtër do të ketë më shumë interes blerjeje sesa presion shitjeje në këtë sektor falë uljes së interesave dhe programit të ri të likuiditetit të bankës qendrore amerikane.
Aktualisht Bitcoin këmbehet me 92,265 dollarë sipas të dhënave të CoinGecko. /PCWorld Albanian