Ish-presidenti bolivian, Luis Arce dënohet me pesë muaj burg
schedule10:19 – 13 Dhjetor, 2025
Ish-presidenti i Bolivisë është dënuar me pesë muaj burg. Ish-presidenti bolivian Luis Arce u arrestua në La Paz të mërkurën si pjesë e një hetimi për korrupsion
Arce, i cili dorëzoi pushtetin muajin e kaluar, do të mbahet në një burg në kryeqytetin bolivian dhe pritet të dalë në gjyq.
Çështja nën hetim ka të bëjë me periudhën kur Luis Arce ishte Ministër i Ekonomisë nën drejtimin e paraardhësit të tij, Evo Morales.
Ai akuzohet se ka lejuar që fondet e destinuara për zhvillimin e komuniteteve indigjene të transferohen në llogaritë personale të udhëheqësve të agro-sindikatave.