“Ishim komunistë dhe Fatos Nano na bëri socialistë”, rrëfimi i pazakontë i Bardhyl Agasit në “Kjo Javë: Na ndryshoi mendësinë!
Ish-deputeti socialist në 3 legjislatura, Bardhyl Agasi, një nga politikanët më të vjetër ndër radhët e PS, ka risjellë në kujtesë marrëdhënien e tij me liderin historik të së majtës, Fatos Nano.
Agasi tha se me Nanon e lidh një marrëdhënie e ngushtë shoqërore nga viti 1992 deri në vitin 2005 dhe futet tek rrethi i miqve më të afërt që nuk i shkëputën marrëdhëniet e tyre deri vonë.
Për ish-deputetin Agasi, Fatos Nano mbetet një shembull i politikanëve, në situata të vështira ka ditur ta drejtojë timonin. Sipas tij, ai do të mbahet mend si lideri që shndërroi komunistët në socialistë duke reformuar PS dhe duke futur një mentalitet të ri.
“Ne erdhëm nga ajo parti e punës, edhe PD. Le ta rrahin gjoksin, dhe nga mentaliteti, përfshi dhe Berishën. Nano ishte shumë i avancuar dhe një demokrat i madh. Unë që flas kisha bindje komuniste, ai na futi mentalitetin e ri si socialistë. Futi alternativat në zgjedhje, nuk zgjidheshe deputet apo kryeministër pa votën e bazës. Ishte qytetar dhe aspak hakmarrës”, tha ish-politikani Bardhyl Agasi.
Bardhyl Agasi: Unë kam shkruar një libër “Në krah dhe përballë”, ku pjesë e tij është dhe Fatos Nano. Unë njihem si një nga njerëzit më të ngushtë të tij. Kemi qenë bashkë që nga 1992-2005. Mbetet një shembull i politikanëve, në situata të vështira ka ditur ta drejtojë timonin. Ne erdhëm nga ajo parti e punës, edhe PD. Le ta rrahin gjoksin, dhe nga mentaliteti, përfshi dhe Berishën. Nano ishte shumë i avancuar dhe një demokrat i madh. Unë që flas kisha bindje komuniste, ai na futi mentalitetin e ri si socialistë. Futi alternativat në zgjedhje, nuk zgjidheshe deputet apo kryeministër pa votën e bazës. Ishte qytetar dhe aspak hakmarrës.
Në mbledhjen e famshme të KPD, kishte mendim të lirë. Ishte meritë e tij që ne vazhduam.
Fatosin e shanin ai i propozonte deputet. Ai do të ishte president shumë i mirë, sepse ishte njeri i kompromisit.
Kam miq në PD, deri dhe në kryesi. Ja njoh meritën Berishës por nuk mund të sulmojmë njëri-tjetrin.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb