“Italia synon marrëdhënie afatgjata”, Ambasadori italian: Në Shqipëri studiojnë 800 studentë italianë
schedule21:00 – 18 Nëntor, 2025
Ambasadori i Italisë në Tiranë, Marco Alberti i ftuar në ‘Real Story‘ foli për bashkëpunimin mes dy vendeve Shqipërisë dhe Italisë fill pas mbledhjes së parë ndërqeveritare mes dy vendeve që u finalizua me nënshkrimin e 16 marrëveshjeve në fusha të ndryshme.
Alberti tha se Italia synon marrëdhënie afatgjata me shtetin shqiptar dhe se marrëdhëniet mes popujve janë më të rëndësishme sesa ato qeveritare. Më tej, ambasadori tha se në Shqipëri studiojnë rreth 800 studentë që do të jenë ambasadorë të jashtëzakonshëm kuqezi në Itali.
“Për futbollin, uroj mos të përballemi në play off. Besoj se ka disa elementë në marrëdhëniet mes popujve që shkojnë përtej qeverive. Bazohet në një mirënjohje dhe kjo është mëse e qartë në vendin tonë.
Kemi një kod personal që është i qartë. Shqipëria ka veçoritë e veta, unë do të doja që gjatë mandatit tim në qeveri kjo zgjedhje e qeverisë të bëhesh e pakthyeshme që most ë kthehemi në situatat ku ka përplasje apo indiferenca.
Takimi i një jave më parë synojnë marrëdhënie afatgjate, ne kemi 800 studentë italian në Shqipëri. Këta do të jenë ambasadorë të jashtëzakonshëm të Shqipërisë në Itali. Tregtia krijon jo vetëm marrëdhënie me karakter historik. Ne kemi 137 veprimtari kulturore dhe duhet të punosh për të forcuar këto marëdhënie.”
/ abcnews.al/
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!



