Izraeli: Irani po rindërton arsenalin e tij të raketave me shpejtësi të lartë
schedule18:14 – 10 Dhjetor, 2025
Irani ka rifilluar prodhimin masiv të raketave balistike gjashtë muaj pas konfliktit 12-ditor me Izraelin, me fabrika që veprojnë “pa ndërprerje” për të rindërtuar kapacitetet e shkatërruara në sulmet izraelite, sipas zyrtarëve ushtarakë izraelitë dhe vlerësimeve të inteligjencës rajonale.
Përfaqësuesi më i lartë ushtarak i Izraelit i paralajmëroi ligjvënësit gjatë një takimi të papublikuar të komitetit të punëve të jashtme dhe të mbrojtjes të Knessetit se përpjekjet e Iranit për të rindërtuar kapacitetin e tij raketor po ecin me shpejtësi të lartë, raportuan mediat izraelite.
Diplomatët perëndimorë kanë ngritur shqetësime në javët e fundit se Teherani po përpiqet të përshpejtojë procesin e rimëkëmbjes pasi Izraeli shënjestroi një komponent kyç i prodhimit të karburantit të ngurtë për raketat balistike, në sulmet ndaj Iranit vitin e kaluar.