Izraeli nis një seri sulmesh ndaj objektivave të Hezbollahut në Libanin Jugor
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) konfirmuan se kishin kryer një seri sulmesh ndaj objektivave të Hezbollahut në disa rrethe të Libanit Jugor.
Sipas raportit, sulmet kishin në shënjestër instalimet e raketave, depot e armëve dhe objektet ushtarake që i përkisnin grupit terrorist.
“Prania e aktiviteteve dhe infrastrukturës së Hezbollahut në këto zona përbën një shkelje të marrëveshjeve të arritura midis Izraelit dhe Libanit”, thuhet në deklaratë.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb