Izraeli njofton operacion të ri ushtarak në Bregun Perëndimor: Sdo lejojmë terrorizmin të zërë rrënjë
Ushtria izraelite ka njoftuar nisjen e një operacioni të ri në shkallë të gjerë në Bregun Perëndimor.
“Ne nuk do të lejojmë që terrorizmi të zërë rrënjë në rajon”, ka thënë në reagim e saj Ushtria izraelite.
Izraeli e konsideron një operacion të ri, por ende nuk ka specifikuar objektivat.
Konflikti e dhuna në Bregun Perëndimor, shpërtheu pas Luftës në Rripin e Gazës, e shkaktuar nga sulmi i përgjakshëm i Hamasit në territorin jugor të Izraelit më 7 tetor 2023.
Që nga ajo periudhë më shumë se një mijë palestinezë, anëtarë të grupeve të armatosura dhe civilë, janë vrarë në bastisje nga ushtarë ose kolonë, thuhet nga të dhënat e Autoritetit Palestinez.