“Jam i shqetësuar”, trajneri i Flamurtarit pas disfatës me Partizanin: Ky është futbolli, luajtëm mirë
Trajneri i Flamurtarit, Francesco Moriero dha opinionin e tij pas humbjes 2-1 me Partizanin.
“Është normale që jam i shqetësuar. Nëse nuk arrin të fitosh ndeshje të tilla, normalisht që jam i shqetësuar. Megjithatë, skuadra është e gjallë, jemi gjallë. Klasifikimi është i ngushtë, duhet të vazhdojmë punën dhe të vazhdojmë përpara.
Barazimi? Ne në fakt zbritëm në fushë për të fituar. Patëm 4-5 raste në 10 minutat e para, të pastra. Pastaj siç ndodh gjithmonë, në gabimin e parë pësojmë gol. Skuadra reagoi, ishte në fushë, ishte e përqendruar. Ishim të zotët që arritëm barazimin madje krijuam raste të tjera. Pastaj na preu këmbët rasti i penalltisë.
Përsëritje të problemeve në mbrojtje? Unë mendoj se Flamurtari bëri një ndeshje të rëndësishme. Luanin gjithmonë topin e gjatë. Ndodhi rasti i penalltisë që mund të shmangej mjaft mirë. Janë momente që ndodhin në fushën e lojës. Edhe një kundër një luanim mirë. Për mua rezultati nuk pasqyron ecurinë e ndeshjes, megjithatë në fund të fundit kemi humbur.
Punë në mbrojtje? Nëse e kam mirë parasysh, goli i tyre erdhi pas një topi të gjatë që u gabua nga ne dhe më pas nisja e tyre. Ishim ngjitur shumë aty, duhej ta administronim më mirë topin. Është e qartë që duhet të punojmë më shumë, por janë episode që ndodhin gjatë ndeshjes. Siç e patë, skuadra është, jep 100% e saj. Ka bërë atë që i ka kërkuar trajneri. Pastaj është e qartë që kur lojtari ka topin në këmbë duhet të bëjë diferencën, s’mund të qortoj asgjë.
Keni folur për lojtarë që ecnin në fushë, s’kishit durim pas ndeshjes së fundit? Kemi shumë probleme të tjera, s’dua të merrem me këtë çështje”, tha Moriero.
© BalkanWeb