“Jam me fat që stërvitem nën drejtimin e Guardiola, uroj që së bashku të jemi për shumë vite te City”
19 Dhjetor 2025
8:46
Telesport
Portieri i Italisë, Gianluigi Donnarumma, është i emocionuar që do të stërvitet nga Pep Guardiola dhe shpreson të qëndrojë te Manchester City për shumë vite nën drejtimin e trajnerit spanjoll.
Ish-lojtari i Milan dhe PSGS dha një deklaratë për “Sky Sports”, ku diskutoi gjithashtu se si u ambientua te “citizens” nën drejtimin e trajnerit katalanas. “Kam respekt të madh për të. Ne kemi një marrëdhënie të jashtëzakonshme dhe ai më ndihmon shumë me vendimet e mia”, tha Donnarumma.
Më tej, portiere italian shtoi: “Ai më mban të qetë në çdo situatë. Është ëndrra e të gjithëve të stërviten prej tij. Jam me fat që jam këtu me të dhe shpresoj të kaloj shumë vite këtu me të dhe të shkruaj historinë e këtij klubi. Është vërtet e veçantë.”
Donnarumma iu bashkua Manchester City në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës. Portieri italian kishte vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij me PSG dhe të dy palët nuk kishin arritur një marrëveshje në muajt paraprakë.
Këtë sezon, Donnarumma ka mbajtur portën e paprekur gjashtë herë në 13 ndeshje të Premier League për Manchester City, duke pësuar 12 gola. Kontrata e tij me klubin anglez skadon në qershor 2030, me një opsion për një sezon tjetër. Gigio është vetëm 26 vjeç, por ai tashmë ka bërë 79 paraqitje për ekipin kombëtar italian.