“Jemi të zhgënjyer nga barazimi, një pikë në fushën tonë nuk na bën shumë punë”
31 Dhjetor 2025
8:26
Telesport
Tjetër zhgënjim për Chelsea, që në fushën e tij barazoi 2-2 ndaj Bournemouth, duke humbur një tjetër shans të mirë për të qëndruar me grupin e skuadrave pretendente për titull në Premier League.
Në këtë ndeshje, për “blues” mungoi trajneri Enzo Maresca, që ishte i sëmurë. “Humbëm një shans të mirë, pasi arritëm të rikuperonim disavantazhin dhe të udhëhiqnim, por në fund dolëm sërish me 1 pikë”, tha Willy Caballero.
“Nuk ishte ky rezultati që donim për këtë ndeshje të fundit të 2025-ës. Edhe ne, ashtu si tifozët, jemi të mërzitur. Palmer? Luajmë çdo 3 ditë dhe na duhet të menaxhojmë çdo situatë”, shtoi zv.trajneri i Chelsea.
“Cole po kthehet nga një dëmtim i gjatë. Në këtë rast duhet të gjejmë edhe zëvendësimet e duhura për ndeshjen. Gjithashtu, t’i mbajmë lojtarët tanë të shëndetshëm sepse duam t’i kemi ata për pjesën tjetër të sezonit“, tha Caballero.