Jo vetëm tuneli i Llogarasë, SPAK ngre akuzë të re ndaj Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuzë të re sa përket zëvendënës kryeministres Belidna Balluku.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se akuza është dy herë per shkelje e barazisë në tendera, për tunelin e Llogarasë dhe lotin 4 të Unazës së Madhe.
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka vendosur sot 2 masa sigurie ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, pezullim nga detyra dhe ndalim i daljes jashtë vendit.
Zv.kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, u mor zyrtarisht e pandehur për shkelje të barazisë në tendera publike në 31 tetor 2025. Hetimi lidhet me procedurën e tenderit për Ndërtimin e tunelit të Llogarasë, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë). Tenderi fillimisht u hap më 11 dhjetor 2020, u anulua dhe u rihap më 22 qershor 2021, me fond limit 18,967,810,952.08 lekë pa TVSH.
Hetimi ka nisur pas një kontrolli në banesën e ish-Drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit në shkurt 2024, ku u sekuestruan telefona, pajisje kompjuterike dhe dokumente. Ekspertimi i këtyre pajisjeve ka mundësuar rikuperimin e komunikimeve të Berberit dhe bashkëshortes së tij, Adela Ruko, të cilat sollën më pas krijimin e një dosjeje që lidhet edhe me kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci, dhe përfshirjen e Ballukut në hetime.
Mësohet se Balluku ka rënë në rrjetën e komunikimeve me vartësin e saj Ervis Berberi gjatë kohës kur ai drejtonte ARRSH-në, ndërsa roli i saj në paracaktimin e fituesve të tenderave publikë mbetet objekt hetimi.
Hetimet kanë përfshirë gjithashtu tërheqjen e dokumenteve nga ARRSH për praktikën e prokurimit që lidhet me mbikëqyrjen e punimeve në tunelin e Llogarasë, si dhe verifikimin e aksioneve të kompanisë “Net-Group”, të cilat më 4 dhjetor 2024 iu dhuruan bashkëshortes së Valter Begajt, Loreta Vallja.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb