Jo vetëm viktima nga lufta! Ukraina në terr, pa energji elektrike disa rajone
Disa rajone të Ukrainës janë përballur me ndërprerje emergjente të energjisë elektrike për shkak të situatës së rënduar në sistemin energjetik pas sulmeve ruse. Lajmi u bë i ditur nga kompania shtetërore e transmetimit të energjisë, Ukrenergo, përmes një njoftimi në Telegram.
Sipas kompanisë, operatorët e sektorit energjetik janë angazhuar në mënyrë intensive për të rikthyer stabilitetin e furnizimit me energji sa më shpejt të jetë e mundur. Si pasojë e bombardimeve, vetëm në komunitetin Vilnia, në rrethin e Zaporizhzhyas, rreth 23 mijë familje mbetën përkohësisht pa energji elektrike.
Autoritetet lokale të energjisë, Zaporizhzhiaoblenergo, njoftuan më pas se furnizimi me energji në këtë zonë është rikthyer, ndërsa puna për stabilizimin e plotë të rrjetit vijon edhe në rajone të tjera të prekura.
© BalkanWeb