Jose Mourinho përmend emrin Mbappe për të treguar si fitohen trofetë
30 Janar 2026
16:47
Telesport
Pas fitores së Benficës ndaj Real Madridit, José Mourinho nuk i kurseu fjalët e mëdha. “Ishte një paraqitje e jashtëzakonshme nga ana jonë”, u shpreh trajneri portugez, duke vlerësuar disiplinën, intensitetin dhe qasjen taktike të skuadrës së tij përballë një prej gjigantëve të futbollit europian.
Mourinho ndaloi veçanërisht te ndikimi i Kylian Mbappé në lojë, duke pranuar se ylli francez ishte faktori që e mbajti Real Madridin në lojë. “Mbappé e mbajti ndeshjen gjallë. Dy raste, dy gola. Finalizim”, tha ai, duke nënvizuar ftohtësinë dhe efikasitetin e sulmuesit në momentet vendimtare.
Në fund, “Special One” dha edhe mesazhin më të fortë të mbrëmjes: “Kjo është arsyeja pse këta lojtarë kushtojnë dhe fitojnë kaq shumë: sepse janë ndryshe”. Një deklaratë që përmbledh filozofinë e Mourinhos për futbollin elitar, ku talenti individual dhe personaliteti bëjnë diferencën në ndeshjet e mëdha.