Julián Álvarez reagon ndaj interesit të Barcelonës: “E di që flitet shumë, por…”
12 Dhjetor 2025
13:00
Alfred Lleshi
Julián Álvarez është një nga sulmuesit në listën e mundshme të Barcelonës për të forcuar sulmin sezonin e ardhshëm. Profili i argjentinasit vlerësohet shumë në drejtimin sportiv, megjithatë çmimi i lartë i transferimit dhe zhgënjimi nga paraqitja e tij në ndeshjen e fundit në “Spotify Camp Nou” e kanë ulur interesin.
Në një intervistë për “Marca”, Álvarez pranoi se është i vetëdijshëm për zërat mediatikë që e shohin te Barcelona, teksa theksoi se nuk e shqetëson fakti që emri i tij lidhet me klubin katalanas: “Mua nuk më shqetëson. Mundohem të mos i ndjek shumë këto lajme, por e di që flitet. Flitet shumë në rrjetet sociale. Mendoj se është më shumë ajo që thonë sesa ndodh vërtet. Jam shumë i fokusuar këtë sezon tek Atlético Madridi. Mundohem të mendoj për veten, të vazhdoj të rritem si lojtar dhe të fitoj.”
Álvarez ka kontratë me Atlético Madridin deri më 2030, Barcelona nuk ka ndërmend të paguajë klauzolën e 500 milionë eurove, ose 200 milionë sa kërkon Enrique Cerezo.