Juventus zyrtarizon transferimin e parë për merkaton dimërore, ja detajet
1 Shkurt 2026
20:33
Telesport
Juventus sapo ka zyrtarizuar transferimin e parë për merkaton dimërore, e cila mbyllet nesër në mbrëmje. Bardhezinjtë kanë transferuar Jeremie Boga në formë huazimi nga Nice në Ligue 1.
Sulmuesi anësor është transferuar në një marrëveshje huazimi, e cila nuk përfshin një tarifë, por përfshin një opsion të ardhshëm blerjeje me një kosto prej 4.8 milionë eurosh, të cilat mund të paguhen gjatë dy viteve.
29-vjeçari nga Bregu i Fildishtë është një njohjë e vjetër për Serie A, pasi më parë ka qenë pjesë e Sassuolos dhe Atalantës, ndaj nuk ka nevojë kohe për t’u përshtatur, pasi është një ambient që e njeh mjaft mirë.