“Ka bërë betejë të jashtëzakonshme”/ Avokati Petraj: Rasti i Aulon Kalasë do bëhet precedent, sa i përket krimit zgjedhor
schedule20:36 – 20 Nëntor, 2025
Avokati Edmond Petraj u shpreh se rasti i Aulon Kalasë do të bëhet precedent përsa i përket krimit zgjedhor. Gjithashtu ai shtoi se SPAK i duhet më e pakta një vit që të hetojë krimin zgjedhor.
“Rasti i Aulonit do bëhet precedent sa i përket krimit zgjedhor. Dhe e kap SPAK. Në marrëdhëniet e parë, është fakti se pjesa e kapaciteteve tek ata është e mangët. Duhet të dimë që po përballemi me situata të reja dhe struktura e posaçme është e papërgatitur për këto fenomene që po i ndodhin. Sa i përket rastit të Aulonit, në mendimin tim strukturës së Posaçme i duhet më e pakta një vit që të arrijë të kanalizojë problemin. Rasti i Aulonit është tjetër, Auloni ka bërë betejë të jashtëzakonshme. Kur ka mosfillim e lejon procedura që persona që ka bërë kallëzimin të bëjë ankimin dhe është gjykata e trajton kemi vend për ta rikthyer…Por sa do arrijnë deri në atë pikë që Auloni e ka panoramën e qartë, mbetet për t’u parë. Unë për vete kam rezerva”, tha Petraj.
A duhet të ndërhyjë drejtësia?
Petraj: SPAK ka qenë pjesë Task Forcës, por nuk kishte autoritet të vendoste sepse gjithçka ishte nën drejtimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Pa u vënë në lëvizje struktura e posaçme nga një individ, nuk lëviz drejtësia; Personi i dëmtuar duhet të bëjë kërkesën pranë institucionit. Është trajtuar si pjesë e mangësisë së kapaciteteve. Por nuk do të thotë që kjo çështje të mos vihet në lëvizje. Për mendimin tim kjo do bëhet precedent. Mënyra se si ka vepruar Auloni është shumë e drejtë. Nëse nuk forcohet Gjykata struktura e Posaçme do të bëjë gjëmën.
/abcnews.al/
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!