Ka luajtur për 12 vite te Napoli dhe kërkon të rikthehet për të luajtur falas: Ata bënë zgjedhje të tjera
4 Shkurt 2026
18:22
Telesport
Në një intervistë të fundit të dhënë për “Sky Sport”, Lorenzo Insigne, i kthyer së fundmi në Itali, ku u transferua falas gjatë merkatos të janarit te Pescara në Serie B, ka zbuluar një prapaskenë interesante.
Insigne zbuloi se agjenti i tij kishte qenë në kontakt me drejtorin sportiv të Napolit, Giovanni Manna, gjatë merkatos së fundit dimërore mbi një rikthim të mundshëm të kampionit në fuqi të Serie A dhe gjithashtu pretendon se ishte i gatshëm të luante falas.
“Rreth 20 ditë më parë, pati një telefonatë mes agjentit tim dhe Giovanni Manna, i cili diskutoi mundësinë e një rikthimi. Unë dhashë disponueshmërinë time për t’u rikthyer dhe për të luajtur falas, por ata bënë zgjedhje të tjera”, tha Insigne.
“Për ta përsëritur, nuk e mora personalisht, sepse më shumë se çdo gjë tjetër, unë jam ende një tifoz i madh i Napolit. Më vjen keq që ka mbetur pak prapa në renditje në Serie A, por shpresoj dhe besoj se Napoli do të thotë fjalën e vet deri në fund.
Kam ndjerë kaq shumë dashuri nga tifozët gjatë muajve të fundit. Ky është Napoli, më mbush me gëzim sepse pas 12 vitesh në atë ekip dhe qytet, edhe nëse nuk fitova Scudetton, prapë lashë gjurmën time”, përfundoi Insigne.