KALENDARI/ Dy javë decizive për Superioren, ja përballjet “big”
Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar kalendarin për dy javët e ardhshme. Siç dihet në javën e 23-të do të ketë sërish ndryshim stadiumi, pasi Vllaznia – Vora do të luhet në Vorë pas marrëveshjes në fazën e dytë.
Data 6 shkurt, pikërisht e premtja që po vjen, do të shikojë të luhen katër ndeshje në të njëjtën ditë. Krahas Vllaznia—Vora, do të marrë jetë edhe Bylis—Partizani. Elbasani do e presë Teutën më pas në orën 16:30. Dita do të mbyllet me Flamurtari-Egnatia, që nis në orën 19:00. Java do të mbyllet me derbin Tirana-Dinamo. Ky takim në “Selman Stërmasi do të nisë në orën 13:30. Për Tiranën është rezervuar derbi edhe në javën e 24-të.
FSHF ka zyrtarizuar se Partizani do e presë këtë takim ditën e diel, 15 shkurt, prej orës 19:30. Më 14 shkurt, gjithçka do të niste me Vora-Egnatia, për t’u mbyllur me Teuta-Bylis në orën 16:30. Para derbit të Partizanit me Tiranën të dielën, Vllaznia mat forcat me Elbasanin dhe Dinamo ndaj Flamurtarit. Bie në sy se dinamovitët do të kthehen si pritës në “Elbasan Arena”.
© BalkanWeb