Kampionët e Oklahoma turpërohen në shtëpi, Denver e Clippers fitojnë në frymën e fundit
6 Janar 2026
8:14
Telesport
Humbja e dytë radhazi për skuadrën kampione të Oklahoma, që në fushën e saj u mund 124-97 nga Charlotte. Një rezultat befasues, me miqtë që diktuan në parket dhe fituan falë 28 pikëve të Brandon Miller.
Në Konferencën e Lindjes, në vendin e parë qëndron Detroit, që mundi 121-90 New York. Për vendasit u dallua Cunningham me 29 pikë. Fiton edhe ekipi i Boston, që falë 27 pikëve të Simons mposhti 115-101 Chicago.
Fitore në sekondat e fundit për Clippers, që mposhtën 103-102 Golden State. Curry realizoi 27 pikë por që s’mjaftuan, ndërsa për vendasit u dallua Leonard me 24 pikë. Houston, falë 26 pikëve të Durant, mundën 100-97 Phoenix.
Pas kohës shtesë triumfon Denver, që mposhti 125-214 Philadelphia, sfidë ku diferencën e bëri Pickett me 29 pikë. Pa probleme fiton Portland, që mundi 137-117 Utah Jazz, me Avdija që realizoi 33 pikë.
NBA-Rezultatet e sotme
Detroit – New York, 121-90
Boston – Chicago, 115-101
Toronto – Atlanta, 118-100
Houston – Phoenix, 100-97
Oklahoma – Charlotte, 97-124
Philadelphia – Denver, 124-125
Clippers – Golden State, 103-102
Portland – Utah Jazz, 137-117