Kanabis xhelatine nga Kanadaja/ Tiranë, arrestohet i riu, droga iu gjet në shtëpi
schedule16:21 – 20 Dhjetor, 2025
Domeniko Cibaku 23 vjeç ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi iu gjet lende narkotike kanabis te trafikuar nga Kanadaja.
Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e 23-vjeçarit, blutë gjetën 1 kg e 54 gramë lëndë narkotike kanabis në trajtë xhelatine.
Domeniko Cibaku banues në Dibër u kap në rrugën “5 Maji” dhe nga hetimet dyshohet se kanabisi me vlerë 10 000 euro është trafikuar nga Kanadaja drejt Shqipërisë dhe do shitej në lokalet , në ‘5 Maj’.
I riu rezulton pa precedent penal por i skeduar në përdorimin e lëndëve narkotike.
Sipas grupit herimpr Domeniko Cibaku ndihmohej nga një tjetër person për shitjen e lëndës narkotike. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga Policia.
Grupi hetimor vijon punen per kapjen e ndihmesit te 23-vjeçarit si dhe po punon per te zbuluar se ne cilat lokale do te shitej kanabisi ne trajte xhelatine. /abcnews.al