Kapiteni, i zhgënjyer me Manchester United. “Grepat” për të i hedh… Bayern Munich
16 Janar 2026
11:28
Alfred Lleshi
Te Manchester United ka shqetësim për të ardhmen e Bruno Fernandes. Mesfushori portugez mund të vendosë të largohet në fund të sezonit, për të ka interes nga Bayern Munich. 31-vjeçari Fernandes u bashkua me Manchester United në janar 2020 dhe tani është kapiten.
Në një intervistë për televizionin portugez “Canal 11” në dhjetor, Fernandes tha se klubi kishte tentuar ta shiste atë në Arabinë Saudite verën e kaluar, duke theksuar se nuk ndihej i vlerësuar: “Kisha përshtypjen se largimi im nuk do të ishte një problem i madh për ta. Kjo më bëri të ndihem keq”.
Ka 310 paraqitje, 103 gola dhe dy trofe: Ligën e Kupës 2023 dhe “FA Cup” 2024, të dy me Erik ten Hag në pankinë. Këtë sezon ka shënuar 5 gola dhe dhënë 8 asistime në 20 ndeshje, në të gjitha kompeticionet. Kontrata e tij skadon më 2027, me opsion rinovimi për një sezon tjetër.