Karton i kuq, penallti e humbur, moment frike dhe 4 gola të shënuar ne Partizani-Elbasani
31 Janar 2026
18:38
Telesport
Partizani ka marrë një fitore të madhe 2-1 ndaj Elbasanit në sfidën e luajtur në “Arenën e Demave”, e vlefshme për javën e 22-të të Abissnet Superiore.
Verdheblutë gjëtën të parët golin me Xhonatan Lajthinë në minutën e 21-të, goditja e parë e tij me kokë përplaset në shtyllë, por goditja e dytë përfundon në rrjetë. Në minutën e 24-të, vështirësohen gjërat për Elbasanin, që mbetet me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq të portierit Martin Janacek, për faull jashtë zone ndaj Human.
Në minutën e 33-të, Elbasani kishte shansin e artë për të dyfishuar shifrat, por Blaise Tsague gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga vetë sulmuesi pas një faulli brenda në zonë nga Xhuljano Skuka. Goditja e sulmuesit të Elbasanit përfundon mbi traversë.
Në minutën e 41-të, Partizani barazon shifrat. Marjus Kola kroson nga krahu i djathtë, Skuka dërgon topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 1-1. Goli i avantazhit për Partizanin do të vinte në minutën e 65-të, ku pas krosimit të Sidibe, Isgandarli do të gjentë golin. Gjatë festës së golit, sulmuesi azerbajxhanas goditet me sende nga tifozët e Elbasanit. Pas pak minutash sulmuesi u zëvendësua.
Në minutën e 85-të ndodhi një tjetër episod i rëndë, ku mbrojtësi senegalez i Partizanit, Saliou Sembene, u rrëzua pa ndjenja në fushë, duke sjellë ndërprerjen e ndeshjes në fushë. Mbrojtësi përmendet dhe largohet direkt nga fusha.
Në minutën e 91-të, Xhonatan Lajthia shënon pas një topi të ardhur nga goditja e këndit dhe barazon shifrat 2-2. Rezultati final, 2-2.