“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme, gjëra të tilla na ndodhin vetëm ne!
Kristjan Asllani debutoi të shtunën me Besiktas, por gjërat nuk shkuan mirë për mesfushorin e kombëtares. Ai u ndëshkua me karton të kuq ndaj Konyaspor, vetëm disa minuta pas aktivizimit. Trajneri i Besiktasit, Sergen Jalçin dha mendimin e tij pas ndeshjes.
“Kur na ndodh ne, është një karton i kuq. kur i ndodh kundërshtarëve, është i verdhë. Të dy qendërmbrojtësit e kundërshtarit duhej të kishin dalë me dy kartonë të verdhë që në fund të pjesës së parë. Është shumë e çuditshme që nuk ua treguan. Ata e mbyllën ndeshjen me nga një të verdhë secili.
Ne po luajmë vazhdimisht me 10 lojtarë, ndërsa kundërshtarët marrin paralajmërime apo të verdhë. Gjyqtarët duhet të jenë më të kujdesshëm. Nëse ua jep atyre, na e jepni edhe ne gjithashtu. Nuk duam asgjë ekstra. Ne e luajmë lojën në çdo mënyrë. Kjo situatë e prish ekuilibrin tonë. Në po luajmë derbi me 10 lojtarë. Po shfaqen kartonë të kuq të panevojshëm. Kjo situatë nuk është aspak e shëndetshme”, tha ai.
© BalkanWeb