Kategoria e Parë: 4 kartonë të kuq dhe tri gola, Laçi mposht Skënderbeun dhe rihap garën. Pogradeci me ritëm për Superioren
13 Dhjetor 2025
16:27
Telesport
Janë luajtur sot 5 ndeshje për javën e 16-të në Kategorinë e Parë. Vëmendja kryesore ishte në Kurbin, aty ku u ndeshën dy pretendentët kryesor të këtij sezoni, Laçi dhe Skënderbeu. Nuk munguan tensionet në një sfidë deilkate si kjo, ku të dyja skuadrat e mbyllën ndeshjen me nga 9 futbollistë, për shkak të 4 kartonëve të kuq.
Përsa i përket rezultatit, Laçi fitoi 2-1, falë golave të Oli Myrta dhe Stiven Bibo në pjesën e parë. Për shkodranët shënoi Altin Ukiçi në minutën e 82-të. Pas kësja fitoreje, Laçi renditet në vendin e dytë me 30 pikë, 4 pikë më pak se Skënderbeu i vendit të parë.
Në sfidat e tjera, Pogradeci fitoi 2-0 në Kukësit, duke konfirmuar që do të jetë një rival id enjë dhe ekip pretendent bashkë me Laçin dhe Skënderbeun, për t’u ngjitur në Superiore. Për liqenorët shënoi dy herë në pjesën e parë nigeriani Freeman Pius. Pogradeci mban vendin e 3-të me 29 pikë.
Në sfidat e tjera, Apolonia u mposht 0-3 në shtëpi nga Korabi. Iliria barazoi 1-1 ndaj Luftëtarit, ndërsa Burreli-Kastrioti u mbyll në barazim pa gola. Nesër luhet ndeshja e fundit e javës së 16-të, Lushnja-Besa.