KATEGORIA E PARË: Pogradeci dhe Laçi me fitore të mëdha në transfertë, derbi i verilindjes shtyhet për shkak të kohës së keqe
20 Dhjetor 2025
16:07
Telesport
Janë luajtur sot 3 ndeshje për javën e 17-të në Kategorinë e Parë, ndërsa ndeshja mes Korabit dhe Burrelit, u shty për shkak të kushteve jo të përshtatshme atmosferfike dhe pranisë së madhe të mjegullës.
Pogradeci merr fitoren e tretë rresht, këtë herë 2-3 në Gjirokastër ndaj Luftëtarit. Liqenorët kanë pretendiem të mëdha këtë sezon dhe duan të kapin Superioren.
Laçi po ashtu mori një fitore shumë të rëndësishme në transfertë 0-2 ndaj Apolonisë në “Loni Papuçiu”. Kastrioti fitoi në shtëpi 2-1 ndaj Lushnjes. Nesër do të luhen dy ndeshjet e fundit të javës së 17-të, Besa-Iliria dhe Kukësi-Skënderbeu.