“Kemi arritur objektivat, ndaj Zvicrës ndeshje e rrallë”, Sokoli vlerëson: Ja kush është “arkitekti” i Kosovës!
Në një grup me ekipe shumë të forta si Suedia, Sllovenia apo Zvicra, përfaqëusesja e Kosovës zhvilloi një fushatë kualifikuese të botërorit e cila mund të konsiderohet pozitive, pasi u kualifikua për në Play Off të Botëror. Trajneri i njohur, Bylbyl Sokoli, në “Log” në News 24, tregoi diçka më shumë për dardanët.
Ai foli për ndeshjen ndaj Zvicrës, trajnerin Foda dhe për sulmuesin Zhegrova. Sokoli la të kuptohet se një nga meritat që Kosova shkoi në Play Off është trajneri Foda.
“Ndeshja që po luhet ndaj Zvicrës- Jemi kualifikuar për në Play Off dhe ndeshja ndaj Zvicrës është e rrallë. Trajneri Foda e zhvillon ndeshjen dhe më pas mendon për ndeshjen e radhës. Ai është i kujdesshëm. Ai kontrollon çdo gjë.
Zhegrova zbulim i Fadil Vokrrit? Zhegrova është zbulim edhe i Vokrrit edhe i trajnerëve që ka patur aty. Vërtetë është një prej talenteve që Vokrri ka iniciuar”- tha ai.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb