“Kemi dhënë asistencë në ferma”, ministri i Bujqësisë: Hidrovët të gjithë në punë, 29 ekskavatorë në gatishmëri!
Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, nga mbledhja e Emergjencave Civile tregoi masat e marra për të përballur përmbytjet me të cilat po përballet prej 4 ditësh vendi ynë.
Ai tha se ekspertë Ministrisë së Bujqësisë, është dhënë ndihmë në ferma, ndërsa shtoi se të gjithë ekskavatorët janë në punë.
“Ke mi bërë evakuimin e disa femrave. Por dhe atyre që kanë pasur nevojë për asistencë për kafshët, kemi dhënë ndihmë. Hidrovorët janë në punë të gjithë, ndërsa na kanë ndihmuar këto ditë. Po punojmë për pastrimin e kanaleve kulluese. Kemi 29 ekskavatorë në nivel kombëtar, në gatishmëri.”, tha ai.
© BalkanWeb