“Kemi treguar se mund të konkurrojmë kundër kujtdo, performancat individuale po bëhen gjithnjë e më të mira”
6 Shkurt 2026
10:21
Telesport
Trajneri i Liverpool, Arne Slot, ka folur për mediat para ndeshjes së madhe që kampionët e Premier League do të luajnë këtë fundjavë ndaj Manchester City: “Zhvillimi i ekipit ka qenë i madh, ndërkohë që do të luajmë tani në stadiumin tone, para tifozëve tanë dhe kjo është e rëndësishme”, tha Slot.
“Kemi treguar se jemi në gjendje të konkurrojmë kundër çdo ekipi që përballemi. Fatkeqësisht nuk kemi gjetur qëndrueshmërinë për të marrë rezultate, por kemi treguar se jemi në gjendje të konkurrojmë”, shtoi trajneri holandez.
“Duam të tregojmë një anë tjetër këtë herë kundër City. Kombinim gjërash, presing të lartë dhe momente të mira tranzicioni. Shoh performanca individuale që po bëhen gjithnjë e më të mira sepse këta lojtarë po bëhen më në formë dhe po përshtaten më shumë me numrin e ndeshjeve”, deklaroi Slot.
“Dhe përsëri, po shkojmë në një javë ku duhet të luajmë tre ndeshje në shtatë ditë, dhe jo ato më të thjeshtat. Janë tre ekipe të forta për t’u përballur, kështu që kjo është një sfidë tjetër me të cilën po përballemi këtë javë“, tha trajneri i Liverpool.