Kërcënimi ndaj Osman Stafës, Berisha: Të gjendet urgjentisht autori! Klima, tipike mafioze e narko-regjimit
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka kërkuar që të gjendet sa më shpejt autori i kërcënimit ndaj gazetarit Osman Stafa.
Në një konferencë për shtyp nga selia blu, Berisha ka renditur rastet kur sipas tij mazhoranca ka vepruar në të njejtën mënyrë ndaj mediave dhe gazetarëve
Ai u shpreh se klima e kërcënimeve është një klimë mafioze tipike e narko-regjimieve.
“Të gjendet autori i kërcënimit, kjo klimë e kërcënimit të gazetarëve është element kryesor i narko regjimit. Mos harroni se një koleg i juaj u rrëmbye në mes të bulevardit nga Dumani që sot flet në Durrës. Klimë mafioze”, tha ai.
© BalkanWeb