Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut/ “Mbledhja e Këshillit të Mandateve të jetë e hapur!’, debate të ashpra mes PS dhe opozitës
Zbardhen detaje nga mbledhja e këshillit të mandateve ku po shqyrtohet kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut. Gazetari Osman Stafa, duke iu referuar burimeve, theksoi se ka pasur debate mes maxhorancës dhe opozitës.
Opozita kërkon që mbledhja të vijoje me dyer të hapura (media të jete e pranishme). Sakaq, maxhoranca e refuzon kërkesën e opozitës.
Balluku është e pandehur për shkeljet me tenderin 190 mln euro të Tunelit të Llogarasë, nën hetim për 7 lotet e Unazës së Madhe 450 milionë euroshe. Ajo dyshohet se ka përcaktuar fituesit edhe të 3 tenderave të tjerë.
© BalkanWeb