Kërkoi të dëshmonte për “21 janarin”, Ilir Meta pyetet nesër nga SPAK
Ish-presidenti i vendit Ilir Meta pritet që të enjten në orën 10 të paraqitet në SPAK dhe të japë dëshminë e tij, për ngjarjet e dhunshme të 21 janarit 2011, ku para godinës së kryeministrisë u qëlluan për vdekje 4 protestues, që morën pjesë në demonstratën e opozitës së kohës.
Vetë Meta iu drejtua SPAK me kërkesë që ta thërriste për të dhënë shpjegime lidhur me ngjarjen, pasi për shkak të posteve që ka mbajtur, pretendon se ka të dhëna që mund ti shërbejnë hetimit. Në kuadër të hetimit të dosjes SPAK ka marrë dëshmitë e ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-presidentit Bamir Topi si dhe zyrtarë të tjerë.
Në 21 janar të 15 viteve më parë u vranë nga Garda protestuesit, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika.
© BalkanWeb