Këshilli i Mandateve për Ballukun/ PD kërkon mbledhje të hënën, PS në Janar. Ja kërkesa e SPAK (Diskutimet)
Partia Demokratike ka kërkuar që mbledhja e ardhshme e Këshillit të Mandateve për çështjen e zv/kryeministres Belinda Balluku të mbahet në 22 dhjetor.
Nga ana tjetër Partia Socialiste kërkon që kjo mbledhje të shtyhet për në muajin janar, ndërsa SPAK kërkon që mbledhja të zhvillohet nga maksimumi 3 deri në 5 ditët e ardhshme.
Sakaq, avokat i Balluku ka kërkuar 3 javë kohë për t’u njohur me dosjen.
Kreu i ri i SPAK, prokurori Klodian Braho, nuk vendosi një afat se sa kohë i duhet vënë në dispozicion avokatit për t’u përgatitur, ndërsa socialistët ishin dakord me mbrojtësn ligjor të Ballukut.
Deputeti demokrat Gent Strazimiri pyeti prokurorin e çëshstjes, Dritan Prençi, nëse ka një urgjencë brenda të cilit avokati të njihet me provat dhe që hetimi të mos zvarritet duke patur parasysh se e pandehura Balluku nuk bashkëpunon sepse nuk ka dhënë dorëheqjen, madje duke intimiduar edhe dëshmitarë.
Prençi dhe prokurorja tjetër e SPAK ranë dakord se afati duhet të jetë 3 deri në 5 ditë.
Ende nuk ka një vendim për datën se kur mund të zhvillohet mbledhja e ardhshme e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit.
© BalkanWeb