“Këshillova dikur një drejtor policie që merrej me trafikun e drogës, sot është në burg”, Mit’hat Havari: Sot drejtuesit janë të pashkolluar, s’dinë të lexojnë…
Ish-drejtori i lartë i policisë së shtetit, Mithat Havari, i ftuar në “Oponencë”, u shpreh se policia sot është në gjendjen më të keqe të mundshme, ku shumë nga drejtuesit e policisë janë të pashkolluar, nuk dinë të lexojnë, janë të dobët dhe nuk kanë dëshirë të punojnë.
Havari tha se dikur këshilloi një drejtor policie që ishte përfshirë në trafikun e drogës, por ai nuk e dëgjoi dhe sapo erdhi e majta në pushtet e emëroi në Vlorë.
“Sot është në burg dhe ju them se emërimet e drejtuesve të policisë janë politike. Sot janë të pashkolluar, pa kulturë, pa njohuri dhe shumë të dobët. Këtu çalon puna”, tha zyrtari i vjetër i policisë.
Mithat Havari: Struktura e policisë është prishur, më është dashur 1 vit që ajo mënyrë e të punuarit shëndetshëm të rezistonte 3 vjet dhe ata sjellin një personazh që e shkatërron.
Situata kaotike politike shkak. Kam këshilluar një drejtor policie, më erdhi një informacion nga strukturat shtetërore, i thashë të largohet s’më dëgjoi. Sapo erdhi e majta e rehabilituan dhe e dërguan në Vlorë, atje u mor me trafikun dhe sot është në burg.
© BalkanWeb