‘Kevin’ i “Home alone” rrëfen arsyen pse e braktisi Hollywood-in në kulmin e famës
Macaulay Culkin, aktori i njohur për rolin e Kevin në “Home alone”, ka rrëfyer së fundmi arsyet që e shtynë të largohej nga aktrimi që në moshë shumë të re, pavarësisht suksesit të jashtëzakonshëm që përjetoi në Hollywood.
Ai e nisi karrierën vetëm 4 vjeç, duke u shfaqur në seriale televizive si “The Equalizer” dhe filma si “Rocket Gibraltar” dhe “Uncle Buck”. Kulmi i famës erdhi me rolin e Kevin McCallister në “Home Alone” dhe “Home Alone 2”, filma që e kthyen Culkin në një nga fëmijët-aktorë më të famshëm dhe më të paguar të kohës.
Megjithatë, pas filmit “Richie Rich” në vitin 1994, ai u tërhoq papritur nga industria, një vendim që habiti publikun dhe median. Edhe pse gjatë viteve ka bërë disa rikthime sporadike, Culkin thotë se është “teknikisht i tërhequr” nga aktrimi.
Megjithatë, pas filmit “Richie Rich” në vitin 1994, ai u tërhoq papritur nga industria, një vendim që habiti publikun dhe median. Edhe pse gjatë viteve ka bërë disa rikthime sporadike, Culkin thotë se është “teknikisht i tërhequr” nga aktrimi.
“Tërhiqem dhe nëse gjej diçka që më pëlqen, kthehem, e bëj dhe më pas tërhiqem sërish. Çdo rol është i fundit”,- shpjegon ai.
Sipas Culkin, arsyeja kryesore e largimit nga Hollywood-i ishte presioni i madh nga babai i tij, si edhe dëshira për të jetuar një adoleshencë normale, larg kamerave dhe famës.
“Shkova në shkollë të mesme, u dashurova, u deha për herë të parë, gjëra të zakonshme”,- rrëfen aktori.
Sot, Culkin pranon role vetëm kur ato e tërheqin vërtet, siç ndodhi me angazhimin e tij në serialin “Fallout”. Për të, motivimi kryesor nuk është më fama apo presioni i industrisë, por kënaqësia personale.
“Arsyeja që e bëj tani është thjesht sepse më pëlqen. Pagesa, kënaqësia – kjo është arsyeja për të marrë një rol”,- thekson ai.
© BalkanWeb