Kina: SHBA-të duhet të ndalojnë menjëherë armatosjen e Tajvanit
Pekini i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të ndalojë menjëherë armatimin e Tajvanit në përgjigje të paketës së dytë prej 11 miliardë dollarësh të njoftuar nga administrata e Donald Trump.
“Kina i kërkon SHBA-së të mbështesë parimin e ‘një Kine’ dhe të ndalojë menjëherë përpjekjet e rrezikshme për zhvillimin e armëve që synojnë Tajvanin”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Guo Jiakun, në konferencën e përditshme për shtyp.
© BalkanWeb