Kjo nënë ka vite që fle në rrugë! Kam dëgjuar shpjegime që: Nuk do të strehohet, është e sëmurë nga shëndeti mendor, nuk dëgjon as fëmijët….
Në këtë të ftohtë dimri, asnjë justifikim ska vlerë. Është turp, për çdo arsyetim që japin për të shmangur përgjegjësinë.
Nëse zonja ka probleme të shëndetit mendor, ka spital i cili e strehon edhe pa dëshirën e saj.
Ka zyra të Shërbimit Social që duhet ta referojnë.
Nëse Irena e ka referuar, është Elpiniqi, drejtoresha e madhe që duhet urgjentisht ta heq nga rruga.
Është Grua, është nënë…. është njeri!
Dhe është tmerr ta lësh në rrugë, pavarësisht konceptit të saj për kushtet ku gjendet.
Ajo mund të mos e kuptoj, po sa turp për ata që kuptojnë dhe kanë për detyrë ti dalin Zot.
Zonja fle në rrugë para derës së Përmbarimit, herë tek Tregu e herë tek Komisariati.
Merrni masa o kafshë me dy këmbë.
(Feed generated with FetchRSS)