Klubi i Serie A merr vendimin, ndan rrugët me trajnerin
Pisa ka ndarë rrugët me trajnerin Alberto Gilardino. Lajmi është bërë publik nga klubi i Serie A, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Ky vendim, për largimin e teknikut, vjen pas disfatës 3-1 ndaj Sassuolos.
“Pisa Sporting Club njofton se i ka komunikuar Alberto Gilardinos dëshirën e dhimbshme personale dhe profesionale për të ndryshuar stafin e trajnerëve të ekipit të parë.
Falënderimet tona më të sinqerta shkojnë për Alberton dhe të gjithë stafin e tij për gjithçka që kanë kontribuar për klubin, ekipin dhe tifozët zikaltër në muajt e fundit.”
© BalkanWeb