Koha kalon, Mourinho mbetet dhe fiton: 750 fitore në karrierë, ja më e rëndësishmja
18 Dhjetor 2025
11:50
Alfred Lleshi
Vitet kalojnë, por José Mourinho vazhdon të shkruajë faqe të paharrueshme në historinë e futbollit dhe karrierën personale. Me fitoren 2-0 ndaj Farense, “Special One” e çoi Benfica në çerekfinalet e Kupës së Portugalisë, duke arritur kështu fitoren e 750-të të karrierës së tij të pasur me trofe.
Klubi portugez e festoi këtë arritje me një fanellë speciale për trajnerin, me numrin 750. Mourinho deklaroi: “750 fitore, cila ka qenë më e rëndësishmja? E para? Benfica-Belenenses? Porto-Monaco në Champions? Finalja e dytë e Champions-it, Inter-Bayern? Ajo e mbrëmshmja, Farense-Benfica? JO! E ardhmja!!!! Fitorja e 751-të!!!! Punojmë për të ardhmen”. Kësisoji, trajneri luzitan reflektoi ambicien e tij të pakufishme, me 26 trofe të ngritur gjatë karrierës.
Gjatë rrugëtimit të tij në Europë, Mourinho ka drejtuar Interin dhe Romën në Itali, Real Madridin në Spanjë, Chelsea, Manchester United dhe Tottenham në Premier League, më pas Fenerbahçe në Turqi, për t’u rikthyer në Portugali te Benfica, duke lënë gjithmonë gjurmën e tij të paharrueshme, sidomos te Porto.