Kolonia e piktorëve, frymëzim vjeshtak/ Ngjyrat e arta të…
Ky artikull është përpunuar dhe publikuar nga VloraNews.com. Informacioni më poshtë bazohet në njoftimet zyrtare dhe raportimet e mediave, të përmbledhura dhe strukturuara për lexuesit tanë.
schedule20:32 – 29 Nëntor, 2025
Vjeshta këtë vit duket sikur ka zgjedhur të ndalet pak më gjatë në Elbasan. Ngjyrat e saj të arta, hijet që zgjaten mes rrapesh shekullorë dhe ajri i freskët që vjen nga kodrat përreth, janë kthyer në frymëzim për dhjetëra artistë nga gjithë vendi. Kolonia e piktorëve, “Skampis 2025” e organizuar nga Bashkia e Elbasanit, ka mbledhur bashkë emra të njohur të artit pamor. Gjatë ndalesës në pikën turistike të Byshekut, me penelin e tyre sollën mbi telajo magjinë e ngjyrave të vjeshtës.
Për disa, frymëzimi vjen natyrshëm, ashtu si tek piktori që prej vitesh ndjek motivet e kodrave shqiptare.
Për disa të tjerë, Elbasani ishte një zbulim i ri. Dritë dhe hije që ndërthuren në mënyrë të veçantë në këtë peizazh vjeshtak.
Për artistët, rrapet shekullorë nuk janë vetëm pjesë e panoramës. Janë kujtesë, histori, elementë që duhen ruajtur jo vetëm me penel, por edhe me vëmendje institucionale.
Në këtë udhëtim të përvitshëm të artistëve, vjeshta është bashkëudhëtare besnike.
Por ajo që e bën koloninë unike nuk janë vetëm peizazhet, por edhe energjia që krijohet mes artistëve.
Disa prej pikturave të realizuara do i dhurohen fondit të galerisë së arteve e cila do të hapet në Elbasan në hollin e Teatrit “Skampa”./abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!