“Komision Etike për të goditur emërimet nepotike”/ Balla: Integrimi? I qëndrojmë strikt rekomandimeve të BE
Në përfundim të mbledhjes kreu i Grupit të PS Taulant Balla u shpreh se është prezantuar një projekt që ka të bëjë me ngritjen e një Komisioni Etike.
Qëllimi tha Balla është që të goditen emërimet nepotike.
“Mbledhja e grupit ka pasur disa çështje, një prej tyre ka qenë një prezantim në vijim të komunikim publik në mbledhjen e shtatori. Sot është prezantuar një projekt i parë i qëllimeve dhe mënyrës së funksionit të një Komisioni Etike që ndërlidhet me atë që Rama e ka prezantuar si një prej hapa më me rëndësi. Që ka të bëjë me goditjen e emërimeve nepotike. Ky është mandat historik. Shqiptarët na kanë besuar mandatin më të fortë dhe krijimi i një vije etike mes të qenurit, “unë jam deputet i PS dhe rrethi familjar i imi duhet të jetë i qartë që s’ka alternativa, unë se kam këtë hall. Por për ata që e kanë”, tha ai.
Balla u ndal edhe tek integrimi europian, ndërsa theksoi se ndërveprimi me Bashkimin Evropian po ndodh çdo ditë. Gjithashtu shtoi se i qëndrojnë strikt të gjitha rekomandimeve të BE për të bërë të mundur shpejtimin e procesit.
“Sa i përket ndërveprimit me BE, ai ndodh në çdo hap. Ajo që ka bërë sot, apo ajo që thotë ndonjëherë kryeministri nuk del qartë më media. Por jemi të detyrat t’i qëndrojmë strik rekomandimeve që vijnë nga BE”, nënvizoi Balla.
© BalkanWeb