Kompany: Musiala më ka surprizuar. Goretzka? Me të, gjithmonë marrëdhënie e ndershme
30 Janar 2026
15:15
Alfred Lleshi
Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, foli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Hamburgut, duke u ndalur te gjendja e skuadrës: “Me rëndësi është që ta kemi ekipin plotësisht në dispozicion në momentin e duhur. Dayot Upamecano ishte jashtë, por tani është kthyer.
Raphael Guerreiro ishte jashtë, por do të kthehet nga e hëna, ose e marta. Josip Stanišić me shumë gjasa do të rikthehet. Jamal dhe Alphonso Davies janë kthyer. Serge Gnabry u rikthye kundër PSV-së. Nicolas Jackson është sërish këtu, jam i lumtur ta them.
Mund të kthehet deri në fund të shkurtit dhe nga marsi do të na duhet, që i gjithë ekipi të shtyjë në maksimum. Musiala? Dukej shumë i freskët për 45 minuta në Eindhoven, më surprizoi. Sipas shifrave, ishte pozitiv, luajti mirë dhe ishte në nivel fizik shumë të lartë. Pastaj nuk arriti të vazhdonte, gjë që ndodh. Vazhdoi edhe 15 minuta dhe shënoi. Jamal ka bërë një hap tjetër përpara. Nuk mund të luajë tri herë në javë, por po rikuperon ngadalë”.
Për Goretzka: “Marrëdhënia ime me Leon ka qenë gjithmonë e mirë dhe e ndershme. Roli i tij ka qenë gjithmonë i rëndësishëm për ne. Pres me padurim momentet që do të kalojmë ende bashkë. Motivimi i tij për të vazhduar te Bayerni ishte kaq i fortë”.