Komuniteti shqiptar në Itali kremton 28-29 Nëntorin, aktivisti: Festat në Atdhe kanë më shumë hare! Ju kam zili…
Komuniteti shqiptar në Itali kremton festat e Nëntorit.
Aktivisti Emir Lushnjari, në një lidhje online në “News24 Fundjavë” ka treguar detaje nga festimet, ndërsa u shpreh se i ka zili kremtimet në Shqipëri, pasi sipas tij kanë më shumë hare.
“Kjo festë na mbledh bashkë në komunitetin shqiptar në Itali.
Do të doja që festat t’i festoja në Shqipëri dhe vi çdo herë që kam mundësi. Ju kam zili sepse festat atje kanë më shumë hare.
Janë si dasmat që nisin dhe zgjasin 3 ditë. Kurse në Itali festat bëhen por janë në stilin italian të përshtatur. Përshtatje që nuk vjen në mënyrë të sforcuar, por vjen natyrshëm”, tha ai
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb