Kosova e mbyll me “nder”/ “Dardanët” shmangin humbjen në duelin e kreut të grupit
schedule12:23 – 19 Nëntor, 2025
Mrekullia nuk ndodhi, dhe në të vërtetë as që pritej.
Kosova i mbylli me një barazim me Zvicrën eliminatoret e Kupës së Botës, duke u konfirmuar në vendin e dytë në grup, ndëersa që më parë ishte e kualifikuar në plej of.
Përtej shifrave 1-1 ndaj helvetëve, shkëlqen fort fakti që një ekip i pranuar në FIFA dhe UEFA vetëm në 2016, arrin kaq lart.
Në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, skuadra “dardane” u ndodh pranë humbjes, kur miqtë shënuan të parët me autor goli Ruben Vargas, por barazimi erdhi çerek ore para fundit.
Realizues i rrjetës për 1-1 ishte Florent Muslija në minutën e 74-ët.
Me këtë barazim, Kosova e mbylli në vendin e dytë grupin B, me 11 pikë, tre më pak se Zvicra.
Skuadra e trajnerit gjerman, Franko Foda, luajti mjaft mirë edhe pse pati përballë rivalin kryesor, ndërsa tifozët vërshëllyen gjatë gjithë kohës kapitenin zviceran, futbollistin me origjinë shqiptare nga Kosova, Granit Xhaka.
Statistikat dhe ajo që u pa në fushë nuk të lënë të gabosh, dhe me përjashtim të shkatërrimit 0-4 në Zvicër në ndeshjen e parë të eliminatoreve, gjithçka tjetër u bë siç duhet. / abcnews.al /
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!



