Kosova krkon suksesin ndaj Sllovakis, ja ku do luhet ndeshja e Play Off t Botrorit
Kosova sfidon Sllovakinë, në ndeshjen e Play off të Botërorit, në mars. Sipas një vendimi të fundit, sfida do mbahet në kryeqytet, në Bratislavë në stadiumin Tehelne Pole.
“E përdorëm kohën që kishim në dispozicion me përgjegjësi pas shortit të ndeshjeve play-off. U morën në konsideratë stadiumet në Bratislavë, Trnava dhe Kosice. I shqyrtuam të gjitha rrethanat, kushtet, mundësitë dhe kompleksitetet e përgatitjes së një ndeshjeje të tillë.”
“Logjistika për mbërritjen dhe qëndrimin e të dyja ekipeve, kapaciteti i stadiumit, mundësia e ndërhyrjes operative në rast të ndonjë ngjarjeje të paparashikuar patën një ndikim të rëndësishëm. Në fund, vendosëm ta luanim ndeshjen me Kosovën në Bratislavë dhe ia përcollëm këtë informacion edhe UEFA-s”, tha Sekretari i Përgjithshëm i SFZ-së, Peter Palencik.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb