Kosova, Muslija: Jemi të lumtur për paraqitjet në kualifikuese, bëjmë gjithçka për botërorin
Florent Muslija ishte ndër më të mirët për Kosovën, në fushatën kualifikuese të botërorit. Pasi goglat vendosën dardanët përballë Sllovakisë në Play Off të Botërorit, lojtari Muslija foli për mediat.
“Mund të them se jemi shumë të kënaqur me atë që kemi treguar gjatë ciklit kualifikues. Të gjithë jemi të kënaqur me atë që kemi bërë në fushë.
Uria për të pasur sukses na ka bërë të kemi këso ndeshjesh. Kemi qenë të disiplinuar dhe kemi treguar shumë cilësi si skuadër. Në ekip ka shumë futbollistë cilësorë dhe kemi luajtur shumë mirë së bashku. Ky kombinim na çoi te suksesi.
Jam i kënaqur me paraqitjet që kam bërë me fanellën e Kombëtares. Kur kam besim dhe liri në fushë, mund të jap maksimumin tim dhe të kontribuoj në mënyrë vendimtare për skuadrën”.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb