Kosta Rika dhe SHBA-të sekuestrojnë 4 ton kokainë në Paqësor
Policia e Kosta Rikës, e mbështetur nga Roja Bregdetare e SHBA-së, sekuestroi më shumë se katër ton kokainë gjatë një operacioni të përbashkët që ministri i sigurisë i Kosta Rikës e quajti “historik” të enjten.
Dy shtetas kolumbianë u arrestuan.
Midis viteve 2022 dhe 2024, Kosta Rika sekuestroi gjithsej 81 ton drogë dhe u përball me një rritje të frikshme të krimit të lidhur me trafikimin e substancave të paligjshme.
Më parë vendi më i sigurt në Amerikën Qendrore, Kosta Rika kishte një shkallë vrasjesh prej 16.6 për 100,000 banorë në vitin 2024 – dyfishi i mesatares globale.
Uashingtoni ka lëshuar një njoftim për qytetarët amerikanë që udhëtojnë në vend. Në qershor, policia e Kosta Rikës arrestoi një ish-gjyqtar dhe ministër të sigurisë, Celso Gamboa, i cili tani po përballet me ekstradimin në Shtetet e Bashkuara, ku autoritetet duan ta nxjerrin atë në gjyq për trafik droge.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb