Kremlini n reagimin e par zyrtar ndaj planit amerikan: Ka disa pika pozitive, por
Kremlini në një deklaratë zyrtare ditën e sotme se në planin amerikan për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë ka “disa pika pozitive”, por theksoi se ai nuk është diskutuar “në detaje me askënd”.
“Disa elementë mund t’i quajmë pozitivë, por shumë të tjerë kërkojnë diskutim të thelluar mes ekspertëve,”, u shpreh në televizionin shtetëror rus këshilltari diplomatik i Kremlinit, Jurij Usakov, në reagimin e parë të Moskës.
Deklarata erdhi në një moment që ka shpërthyer një debat i gjerë pas raportimit të Bloomberg, sipas të cilit i dërguari i presidentit amerikan, Steve Ëitkoff, gjatë një telefonate muajin e kaluar me një zyrtar të lartë të Kremlinit, propozoi bashkëpunim mbi një plan të ngjashëm për Ukrainën dhe sugjeroi që Vladimir Putini duhet t’ia paraqiste këtë Donald Trump-it.
Sipas të dhënave të publikuara, gjatë telefonatës së 14 tetorit që zgjati pak më shumë se pesë minuta, Ëitkoff i dha këshilla Usakovit, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Putinit për politikën e jashtme, se si Putin duhet ta ngrinte këtë çështje me Trump-in.
Udhëzimet e tij përfshinin propozime për organizimin e një bisede telefonike mes Trump dhe Putin para vizitës së Volodymyr Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë më vonë atë javë, si dhe përdorimin e marrëveshjes për Gazën si pikë hyrëse.
“Ne hartuam një plan prej 20 pikash të Trumpit për paqen dhe po mendoj se ndoshta mund të bëjmë diçka të ngjashme edhe me ju,” i tha Ëitkoff Usakovit, sipas regjistrimit të telefonatës që është shqyrtuar nga Bloomberg.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb