Kreu i FSHF, Armand Duka prezanton strategjinë “Vision to Victory 2026-2030”: Nga zhvillimi i të rinjve te infrastrukturat dhe rritja e spektatorëve në stadiume!
27 Janar 2026
11:51
Telesport
Federata e Futbollit organizoi këtë të hënë eventin e rëndësishëm të prezantimit të strategjisë “Vision to Victory 2026-2030”. Një strategji me projekte që pritet të sjellin ndryshime cilësore në futbollin shqiptar në 4 vitet e ardhshme e që është bërë ë bashkëpunim me ekspertët më të mirë të UEFA-s pas një pune kërkimore të gjatë.
Të pranishëm në këtë event madhor dhe shumë të rëndësishëm për zhvillimin dhe të ardhmen e futbollit shqiptar ishin Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, Presidentë dhe përfaqësues të klubeve shqiptare, drejtues të Shoqatave Rajonale të Futbollitt, anëtarë të komunitetit të futbollit, ish-futbollistë të njohur, sponsorë, organizata partnere, media, etj.
Në aktivitetin e zhvilluar në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar bëri një bilanc të strategjisë së kaluar “Futbolli për Kombin”, ku nënvizoi se 95% e objektivave janë realizuar ose janë në fazë të avancuar zbatimi.
Më tej, Presidenti Duka shpalosi për të pranishmit dhe opinionin publik strategjinë për katër vitet e ardhshme, “Vision to Victory 2026-2030”, duke theksuar se ajo përfaqëson një vizion të qartë për zhvillimin e futbollit shqiptar në të gjitha nivelet.
Strategjia synon rritjen e pjesëmarrjes dhe cilësisë së futbollit, forcimin e strukturave organizative dhe investime të qëndrueshme në infrastrukturë dhe formimin e talenteve të rinj.

Objektiv strategjik shumë i rëndësishëm mbetet rritja e numrit të spektatorëve në shkallët e stadiumeve në kampionatet kombëtare të të gjitha niveleve. Kjo do të arrihet në bashkëpunim me klubet profesioniste dhe akademitë, duke i asistuar ato me projekte konkrete dhe duke synuar të njëjtën qasje si në ekipin kombëtar A.
Forcimi financiar i klubeve dhe akademive të futbollit. Ato sot vuajnë financiarisht dhe zhvillimi do të jetë shumë i ngadaltë pa mbështetje e incentiva financiare qoftë dhe i përkohshëm.
Do të vazhdojmë mbështetjen financiare direkte nga buxhetet e federatës, siç kemi bërë këtë për vitin 2026 me 3 milion euro, dhe do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me Qeverinë për finalizimin e ligjit të Sponsorizimeve në Sport. Progresi i futbollit dhe e të gjithë sportit shqiptar do të jetë shumë i ngadaltë pa një ligj të tillë”, – shtoi më tej kreu i FSHF-së.