Kreu i SPAK, Dumani vizitë në Bruksel dhe takime me zyrtarë të lartë të BE-së
Kryeprokurori i Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë (SPAK), Altin Dumani, zhvilloi një vizitë dyditore intensive në Bruksel, ku u takua me drejtuesit më të lartë të institucioneve europiane përgjegjëse për zgjerimin, drejtësinë dhe luftën kundër mashtrimit.
Në axhendën e takimeve ishin:
-Gert Jan Koopman, Drejtor i Përgjithshëm i DG NEAR
-Salla Saastamoinen, Drejtoreshë në detyrë e Përgjithshme e OLAF
-Irena Moozová, Zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e DG JUST
-Marko Makovec, Shef i Kabinetit të Komisioneres për Zgjerimin Marta Kos
-Alexander Winterstein, Shef i Kabinetit të Komisionerit për Punët e Brendshme dhe Migracionin Magnus Brunner
Të gjithë zyrtarët e lartë europianë vlerësuan me tone të forta punën e SPAK-ut, duke e cilësuar atë si “institucionin më të besueshëm dhe efektiv” në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar në Shqipëri.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb